Veprimtaritë mësimore të shkollës realizohen në formë projektesh me pikësynime e objektiva të realizueshme në funksion të PME, që integrohen me projektet lëndore dhe ndër-lëndore.

   Organizimi i veprimtarive shkollore me karakter letrar, artistik, shkencor, sportiv, tradicional, historik mund të kryhet jo vetëm në shkollë, por dhe jashtë saj me miratimin e Bordit.

   Institucioni organizon konkurse, debate, veprimtari artistike e sportive brenda dhe jashtë vendit.