Mirë se vini në “New York Basic Education”
Motoja jonë është “Educated to Love Learning”

“New York Basic Education” erdhi si rezultat i përpjekjes sonë për të finalizuar të plotë ciklin arsimor të “International Maarif Schools” në Shqipëri. Krijuar para tri vjetësh, për fëmijët nga mosha 5 – 15 vjeç, shkolla 9 – vjeçare është pjesa më e dlirë dhe më e çiltër e rrjetit tonë arsimor. Është detyra e një institucioni shkollor t’u ofrojë më të vegjëlve, siguri fizike, mirëqenie emocionale dhe hapësirë krijuese për të shpalosur aftësitë e tyre. Të jem drejtuesja e “New York Basic Education” mbetet një kënaqësi dhe një përvojë e veçantë për mua.  

Ne ofrojmë edukimin bashkëkohor që garanton një fëmijëri të shëndetshme, vetëbesim dhe optimizëm për të nesërmen. Ne vijojmë punën për t’u siguruar fëmijëve tanë dashurinë për dijen dhe të menduarit kritik. 

Ne besojmë në vlerat qytetare e njerëzore të të vegjëlve tanë. “New York Basic Education” mbetet vendi ku ata mund t’i nxjerrin në pah e t’i theksojnë këto vlera, të cilat, me kalimin e viteve, do të mund t’i bëjnë pjesë të personalitetit të tyre.

Ne jemi pranë jush, me programet e miratuara nga MASR, me gjuhët e huaja angleze e  gjermane, nga klasa e parë në të nëntën, me orët e kërcimit dhe të xhudos nga klasa e parë në të pestën dhe me mjediset akademike, sipas modeleve më të mira ndërkombëtare. Zhvillimi psiko – motorr i fëmijëve dhe aftësive të shumëfishta mbeten objektivi ynë kryesor, gjatë këtij cikli arsimimi. Nga ana tjetër, përballja në nivel kombëtar me provimet e klasës së pestë dhe klasës së nëntë janë një tjetër shtyllë mbështetëse, të cilën synon të  forcojë stafi ynë pedagogjik.

Në një kodër panoramike të Dajtit, ne kemi krijuar një mjedis të ngrohtë e familjar ku nxënësit ndihen të sigurt. Oborri i shkollës, mes gjelbërimit të pemëve dhe ajrit të pastër, mbetet një vend plot dritë, larg kaosit urban të kryeqytetit. Fëmijët kanë mjediset sportive, argëtuese dhe akademike, sipas parametrave bashkëkohore të një shkolle të cilësisë së lartë. Sepse në filozofinë tonë, arti, dija dhe sportet harmonizohen, më së miri, për të formësuar qytetarët e rinj të kombit dhe të botës. 

Të dashur prindër!

Ju jeni bashkëpunëtorët tanë më të mirë. Besimi dhe mbështetja juaj, në vijimësi, janë një garanci për suksesin tonë. Lidhja jonë e përbashkët për një shkollim sa më elitar të fëmijëve tuaj dhe nxënësve tanë, mbetet aspirata kryesore e institucionit dhe ekipit që unë drejtoj.

Rrugën e kemi nisur mbarë. Suksese të tjera na presin…

Përzemërsisht,

Lidra Meidani 

Stafi Mësimor

  • Çdo mёsues nё institucionin tonё “New York Basic Education” ёshtё figurë qendrore, shkencore, pedagogjike dhe edukative.

  • Ata janё pёrzgjedhur me kujdes me reputacion tё spikatur nё profesion, edukim, metodologji, kulturё komunikimi me nxёnёsit dhe komunitetin e prindёrve nё shkollat, ku kanё punuar dhe mё gjerё.

  • Paraqitja e jashtme e tyre do jetё e rregullt në pajtim me kodin etik dhe detyrën, seriozitetin e institucionit, duke u bërë shembull për nxënësit.

Prindi

Prindi është partneri ynë kryesor si dhe një faktor dhe aktor i rëndësishëm në ecurinë dhe funksionimin e institucionit tonë në procesin mësimor-edukativ dhe veprimtaritë e tij. Ai informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi:​

  • legjislacionin arsimor, Kurrikulën që institucioni i ofron fëmijës së tij, etj;
  • të drejtat dhe detyrimet ndaj institucionit, si dhe përmbushjen e tyre sipas standarteve;
  • kushtet e sigurisë të shëndetit dhe të mjedisit të institucionit dhe përmbushjen e tyre, sipas standarteve ligjore;
  • arritjet e institucionit në krahasim me institucione të tjera të ngjashme;
  • propozimet mbi ide të reja për përmirësimin e shërbimit arsimor në nivel klase, shkolle;
  • dhënien e ndihmës, hedhjen e ideve novatore mbi mbarëvajtjen dhe cilësinë e procesit mësimor edukativ.